Konfirmohet: Ja kur do të zhvillohet meçi Joshua – Wilder

Anthony Joshua dhe Deontay Wilder mund të ndeshen në fund të vitit 2018, ka thënë promotori Eddie Hear.

Gjashtë ditë më parë Wilder mbrojti titullin WBC për herë të shtatë pasi nokautoi Ortizin në raundin e 10-të, shkruan GazetaBLIC.

Pas kësaj fitore, Wilder ka hapur rrugën për t’u përballur me Anthony Joshuan.

Boksieri britanik, Anthony Joshua do të ndeshet me Parker më 31 mars të këtij viti në Cardiff dhe nëse fiton, atëherë meçi me Wilderin do të jetë i ‘pashmangshëm’.

Sipas Eddie Hear, nëse Joshua fiton ndaj Parkerit, atëherë ai do të përballet me Deontay Wilder në nëntor apo dhjetor të këtij viti.

“Lufta me Anthony Joshua është padyshim lufta më e madhe në boksin botëror dhe kushdo që më njeh, e di se sa shumë do të doja të bëja një luftë të tillë”, ka thënë Eddie Hear.

“Mundësitë janë që ne të shkojmë në gusht në Amerikë kundër dikujt dhe pastaj të ndeshemi me Deontay Wilder, ose drejt me Wilder. Por nëse ‘luftojmë’ ndaj Wilder, ndoshta do të ndodhë në tetor, nëntor apo dhjetor”, përfundoi Hear./GazetaBlic/