Kongresi i LSDM-së, Pendarovski zyrtarizohet për president

Prej 783 delegatëve të pranishëm në Kongresin e 23-të të LSDM-së, 712 njëzëri, pa asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, votuan për Stevo Pendaroivskin dhe e kanë zgjedhur kandidat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fjalimin e tij, Pendarovski e filloi me falënderim për përkrahjen dhe siç publikoi dje në profilin e tij në Fejsbuk, tha se është nder që e ka përkrahjen e 31 partive politike dhe nga qytetraët e të githa bashkësive etnike. Falënderim të posaçëm dërgoi deri te lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, i cili, siç tha, ka bërë precedent politik dhe i dha mundësi që sërish të jetë kandidat për president pas pesë viteve, prej vitit 2014, kur, siç tha, të gjithë ishim lëndë e inxhinieringut brutal politik.

I vjen mirë që për herë të parë nga pavarësia e shtetit, pas kandidaturës së tij qëndrojnë edhe tre parti politikë të shqiptarëve, të cilët nuk kanë vërejtje për zgjedhjen e tij.

Ai i përmendi edhe favoritët e tjerë të LSDM-së, Spasovski, DImitrov dhe Shekerinska, të cilët, tha se janë miqë të tij të afërt dhe bashkëluftëtarë për kauzën e një[të. Për pushtetun aktual tha se ka bërë çudira me dy punë – rrëzimin e regjimit dhe Marrëveshjen me Greqinë, duke shtuar se vetëm ato dy punë janë mjaftë që të mbahen mend në histori.

“Më dhatë përgjegjësi të madhe politike, e cila në muajt dhe vitet që janë para nesh kam ndërmend ta arsyetojë në tërësi, në interes të jetës më të mirë dhe më të lumtur për të gjithë qytetarët tanë”, tha Pendarovski, duke shtuar se dita e sotme është ditë posaçërisht emotive për të.