Kontrolle në Çair për llogaritë fiskale, inspektorët në rrugën e Plastikave

Inspektorë të Drejtorisë së të Hyrave Publike dje kanë ndërhyrë në Çair, gjegjësisht në lokalet afariste në rrugën e Plastikave. Kjo siç bëhet e ditur ka ndodhur për shkak të mosdhënies së llogarive fiskale, shkruan portali 365.mk. Denoncimi për këto raste është bërë nga qytetarë të cilët kanë lajmëruar DHP se gjatë kryerjes së blerjeve në të shumtën e rasteve nuk kanë marë llogari fiskale. DHP lidhur me këto raste ka kryer kontrolle edhe në qytete të tjera dhe në rastet kur ka pasur lajmërime nga ana e qytetarëve. (INA)