Korriku i këtij viti ishte muaji më i nxehtë në botë

Temperaturat e korrikut 2019 ishin temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, tha Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA).

Sipas NOAA, temperatura mesatare globale për muajin ishte 0.95 gradë Celsius.

“Pjesa më e madhe e planetit u zhyt në një nxehtësi të paparë në korrik, pasi temperaturat u rritën në muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, tha agjensia, transmeton Indeksonline.

Poashtu edhe akulli në detin Arktik dhe Antarktik shënoi rënie historike.

Gjetjet konfirmuan të dhënat e lëshuara nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës në Kopernikus të BE-së më 5 gusht.