Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për njohjen e patentë shoferëve

Sot do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, do të nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen reciproke të patentë shoferëve. Në këtë ceremoni do të nënshkruhet gjithashtu edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski.