Kosova merr rekomandim pozitiv për vizat, Thaci e quan moment hisotrik

Sot në konferencën në Bruksel kur Kosova po merr rekomandimin pozitiv të vizave, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci tha se ky është ndër lajmet më të mira që kanë pritur qytetarët e kosovës me dekada.

Marrjen e rekomandimit pozitiv për heqjen e vizave nga Komisioni Evropian, presidenti e quajti moment historik, shkruan Sovrani.info.

Ai tha se sot ka filluar të shembet muri i izolimit.

“Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të një shoqërie të tërë evropiane, sot është fituese Kosova dhe Bashkimi Evropian”, tha Thaci.

Ai gjithashtu tha se ky rekomandim nuk ka qenë dhuratë por meritë e Kosovës.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kritetret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, kjo nuk ka qenë dhuratë por meritë dhe një mirënjohje e punës së vështirë që kemi bërë së bashku” shtoi Hashim Thaci.

Mirëpo Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili dha rekomndimin pozitiv për Kosovën gjithashtu bëri të ditur se ky rekomandim nuk garanton lëvizjen e vizave por që jemi  afër saj dhe që ka mbetur edhe pak punë të cilën tha se duhet ta bëjmë së bashku./Sovrani.info