Kosovari nga Rahoveci arr.estohet në Mal të Zi, dy.shohet si vr.asës me pagesë

Shtetasi kosovar Bajram Pista (30) është arr.estuar para katër ditësh në Budvë raporton gazeta malaziase “Vijesti”.

Gazeta shkruan se arr.estimi është bërë nën dy.shimin se Pista kishte shkuar në qytetin bregdetar malazias i ngarkuar për të vr.arë anëtarin e njërës prej dy klaneve kr.imina.le që janë në konflikt.

Jo zyrtarisht gazetës i është thënë se inspektorët policorë në Budvë janë duke hetuar edhe atë se kush ka qenë në përkrahje të Pistës në këtë qytet sepse besohet që disa persona kanë pasur kontakt me të dhe i kanë ofruar ndihmë logjistike.

Sipas gazetës Pista është arr.estuar më 29 prill në një banesë në hyrje të Budvës. Thuhet se i arr.estuari është nga Rahoveci dhe se në momentin e arr.estimit atij i janë gjetur edhe ar.më mun.icion hero.inë dhe një telefon i koduar.