Kotzias takon vetëm Ali Ahmetin. Sela, Thaci, Kasami dhe Gashi jashtë rrjedhave

Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias nuk ka takuar drejtuesit e partive politike shqiptare, përvec atij të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me të cilin takohet rregullisht në Shkup dhe në Athinë.
 
Bilall Kasami, Afrim Gashi, Ziadin Sela, Menduh Thaci, Gëzim Ostreni dhe Vesel Memedi kanë mbetur jashta rrjedhave të politikës së jashtme të Maqedonisë dhe nuk janë pjesë e zgjidhjes së cështjeve më të rëndësishme për vendin. 
 
Edhe kohë më parë, Sekretari Gjeneral i NATO-së Jens Stoltenberg, por edhe mysafirë të tjerë të lartë nga SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë zgjedhur që mos ti takojnë liderët e partive të tjera shqiptare.
Loading...