Kourtney Kardashian ndahet nga i dashuri

Kourtney Kardashian dhe Younes Bendjima janë ndarë pas 18 muajsh lidhje. Sipas “TMZ”-së, ata edhe nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”.

“TMZ” ka raportuar se Kourtney ishte shkaktarja e ndarjes së çiftit. Ata e kishin filluar lidhjen në vitin 2016 pasi u takuan në një bar në Paris dhe i kanë kaluar pushimet së bashku në Itali. Kourtney Kardashian dje është parë duke flirtuar me modelin Jordan Ozuna në Meksikë.

Kjo lidhje ishte e para lidhje serioze e Kourtneyt pas ndarjes me Scott Disick në vitin 2015, i cili tashmë është në lidhje me 19-vjeçaren Socia Richie.

Loading...