Koxias e quan Ali Ahmetin komandant

Nikos Koxias, ministri i jashtëm grek i cili po qëndron në vizitë zyrtare dyditore në Shkup ka takuar kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti me të cilin ka diskutuar kokë më kokë për afërsisht një orë e gjysmë.

Kurioziteti i këtij takimi është përqafimi i përzemërt i Koxiasit dhe Ahmetit në fillim dhe momenti i takimit fillestar kur Koxias i drejtohet Ahmetit me komandant, gjeneral Ahmeti dhe më pas ministri grek urdhëroi gjithë stafin e tij ta braktis sallën e takimit për arsye se deshi që ta takon Ahmetin tet-a-tet.

Detajet nga takimi nuk janë shpalosur, por Ahmeti ka thënë që biseda ka qenë shumë e hapur dhe e sinqertë mbi kontestin e emrit që po mban Maqedoninë larg BE-se dhe NATO-s. /Medial.mk/