Krasniqi: Rekomandimi pozitiv, hapi i fundit për heqjen e vizave

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas marrjes së lajmit se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ka thënë se ky është hapi i fundit drejt arritjes së këtij qëllimi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se lëvizja e lirë nuk është proces politik, mirëpo është e drejtë qytetare dhe njerëzore, dhe se institucionet e Kosovës duhet të punojnë bashkarisht për arritjen e qëllimeve të tyre.

“Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është hapi i fundit drejt arritjes së këtij qëllimi. E thanë edhe sot të rinjtë tanë se lëvizja e lirë nuk është proces politik, është e drejtë qytetare dhe njerëzore. Prandaj, si institucione dhe shoqëri duhet të punojmë bashkë për arritjen e qëllimeve tona. Mirënjohje të gjithë atyre që punuan që kjo e drejtë të realizohet”, ka thënë ai.

 

Loading...