Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi takon ambasadorin kosovarë Gjergj Dedaj

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, SH.T.Gjergj Dedaj, u prit nga kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Reisul Ulema Sulejman efendi Rexhepi. Ambasadori Dedaj e njoftoj Kryetarin e BFI me zhvillimet në Kosovë si dhe përgëzoj për votimin e amendamenteve në Kuvendin e Maqedonisë për implementimin e marrëveshjes së Prespës dhe perspektivën e qartë evropiane të Maqedonisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Dedaj ritheksoj se bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë është në interes të të dyja vendeve tona fqinje, të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe progresit rajonal e më gjerë. Reisul Ulema Sulejman Rexhepi, në cilësinë e kryetarit dhe liderit shpirtëror e moral të komunitetit islam të Maqedonisë i dëshiroj mirëseardhje ambasadorit Dedaj në postin dhe misionin e tij, duke i shprehë bashkëpunim të gjithanshëm në të mirën e thellimit dhe avancimit të raporteve të vendeve tona dhe të të gjitha bashkësive fetare.