Kritika nga Serbia? Kitaroviç: Nuk përmenda Serbinë kur falenderova shqiptarët

Në intervistën ekskluzive dhënë për gazetaren Ilva Tare,  Presidentja, Kolinda Grabar Kitarovic, sqaroi se cilësimi si vellezër i kroatëve dhe shqiptarëve nuk kishte konotacion negativ. Megjithatë, deklarata është pritur me kritika në mediat serbe si dhe për të ka patur një reagim edhe nga Presidenti, Alexandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb i pyetur nga gazetarët tha se Beogradi nuk ka nevojë për vëllezër, por vetëm për miq, duke shtuar se priritet mbetet bashkëpunimi ekonomik. Ai shtoi se nuk i intereson aspak numri i shqiptarëve apo kroatëve që kanë dhënë jetën për Kroacinë, e madje se diçka e tillë nuk e tremb. Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç është shprehur me tone mjaft pozitive gjatë vizitës së saj në Shqipëri, duke nënvizuar se Kroacia është e vendosur për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet me vendin tonë, duke premtuar edhe mbështetje për rrugën drejt antarësimit në BE.

Shtypi serb nuk ishte i lumtur me vlerësimin tuaj për të falenderuar shqiptarët që luftuan në luftën kroate. Cili është komenti, përgjigja juaj?

Grabar-Kitarovic: Unë kurrë nuk e kam përmendur Serbinë në fjalimin tim dhe këta njerëz morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë. Shumë prej tyre dhanë jetën për lirinë e Kroacisë dhe sigurisht që duhet të falenderoja shqiptarët në të njëjtën mënyrë siç falenderova boshnjakët dhe serbët që morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë.

Zonja Preidente, ju takuat të gjithë përfaqësuesit e klasës politike, maxhorancën, opozitën, Presidentin e Republikës, kreun e parlamentit. Cili ishte mesazhi kryesor që ndatë me ta?

Grabar-Kitarovic: Mesazhi kryesor ishte për të qëndruar të fortë, shkoni përpara, kujdesuni. Natyrisht nuk do të jetë një proces i lehtë integrimi në Bashkimin Europian. Bëhet gjithmonë e më e vështirë me çdo vend të ri që anëtarësohet. Procesi ynë ishte i ndërlikuar dhe u thashë që ju lutem përdorni eksperiencën tonë, nuk kemi për qëllim t’u marrim nën kujdestari por duam t’ju nxisim dhe t’ju themi se çfarë duhet të bëni prandaj ju lutem na pyesni se çfarë ju nevojitet dhe mund t’ju ndihmojmë jo vetëm me gjërat që kemi bërë mirë por edhe me gjërat që nuk i kemi bërë aq mirë që të mund të shmangni gabimet

Si mund të ndodhë kjo? Mund të nënshkruhet një marrëveshje për këto këshilla?

Grabar-Kitarovic: Ne mund të nënshkruajmë një marrëveshje por gjithashtu mund të jetë edhe informale në kuptimin që zyratrët tanë të vijnë në Shqipëri në mënyrë periodike ose disa nga pjesëmarrësit tanë në procesin tonë të anëtarësimit të vijnë në Shqipëri për të punuar sipas një kontrate që mund të jetë dypalëshe ose e iniciuar nga Bashkimi Europiane.

Loading...