Kroacia pas 20 vitesh sërish në gjysmëfinale

Kroacia ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke arritur gjysmëfinalen e Botërorit pas 20 vjetësh. Për ta bërë këtë Kroacia e eliminoi në çerekfinale nikoqirin Rusinë, në një ndeshje dramatike në Sochi. Nga kjo ndeshje veçohet edhe e dhëna se kapiteni i kombëtares kroate Luka Modriç, u zgjodh futbollist i kësaj ndeshje. Ai bëhet futbollisti i parë në këtë botëror që merr këtë çmim në tri ndeshje nga gjithsej pesë të zhvilluara. Modric futbollist i ndeshjes ishte shpallur në përballjen me Nigerinë dhe Argjentinën. Në gjysmëfinale Kroacia do të luajë ndaj Anglisë më 11 korrik.