Kroatët rusëve: Ka ardhur koha për të paguar borxhin

Ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar kroat Dario Srna iu ka thënë rusëve se ka ardhur koha për të paguar borxhin për shërbim që i kishte bërë Kroacia ekipit rus në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2008, kur ata munden Anglinë në kualifikuese dhe kështu i mundesoi Rusisë të jetë e dyta në grup.

“Unë mendoj se atëherë ne i bëmë një shërbim të madh rusëve. Tani është koha për të shlyer borxhin. Kroacia ka një avantazh mbi Rusinë. Kemi shumë lojtarë të shkëlqyer dhe me përvojë që luajnë për klubet shumë të forta. Objektivisht, Kroacia është  e fortë, megjithëse Rusia meriton respekt të madh. Është një sukses i madh që eliminuan spanjollët. Unë mendoj se një duel i fortë po na pret, “tha Srna.

Kroacia dhe Rusia do të takohen sonte në Soçi dhe ndeshja do të fillojë në orën 20:00