Kryeministri i vëtëm në Evropë, që nuk e di se sa popull përfaqëson

Muhamer Pajaziti

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është i vetmi në Evropë, që nuk e “di’ se sa popull përfaqëson, pasi që ka më shumë se 15 vjet që në këtë shtet nuk është mbajtur regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare.

Vite më parë, për shkak të ndërskamcave etnike, regjistrimi u ndërpre përmes një ligji, të cilin e votuar deputët e Parlamentit të Maqedonisë.

Përveç Maqedonisë është edhe Somalia që nuk ka mbajtur regjistrim të popullsisë. Pra shteti i Maqedonisë krahasohet me shtetin afrikan sa i pëket statistikave demografike, njofton agjencia e lajmeve INA.

Por sa banorë ka Maqedonia? Askush nuk e dinë e saktë. Sipas një vlerësimi të Entit Shtetëror të Statistika në Maqedonia 2.072.490 banorë, ndërsa dendësia e popullsisë është 80.6 banorë në kilometër katror.

Por, këto nuk janë statistika të sakta dhe zyrtare për faktin se tashmë 15 vite nuk është bërë regjistrimi i popullisë, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar nga Bashkimi Evropianë.

Drejtori për bashkëpunim ndërkombëtar në Eurostat, Pjeter Everaers, ka deklaruar kohë më parë se regjistrim i popullsisë nuk është politikë, por një operacion statistikor i cili duhet të regjistroj personat që gjenden në territorin e caktuar dhe që nuk kanë munguar për më shumë se një vit.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni jetojnë 2.022.547 banorë, prej të cilëve 65 % maqedonas, 25,17 % shqiptarë, 3,85 % turq, 2,66 % romë, 1,78 serb % dhe komunitete tjera pakicë.

Organizatat ndërkombëtare, por edhe ato vendore kërkojnë që të realizohet regjistrimi për të pasur një pasqyrë të saktë për popullsinë si dhe aspektet se sa komunitete jetojnë, si janë trendet ekonomike dhe sociale si dhe shumë çështje tjera.

Por problem në vend është edhe fakti se sa është numri i votuesve në Maqedoni, pasi që nga 2,1 milion banorë, rreth 1, 8 milion janë votues.

Kjo, siç raporton agjencia e lajmeve INA, shifër është konsideruar tejet si joreale dhe ka nxitur debate të vazhdueshme.

Profesori universitar Abdulmenaf Bexheti, i cili në vitin 2011 dha dorëheqje nga detyra e nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit ka theksuar se qasja e institucioneve tregon se nuk ka gatishmëri për organizimin e regjistrimit si një operacion transparent.

“Unë që një ditë para nisjes së cenzusit u tërhoqa për shkak se vlerësova se nuk jemi të përgatitur për të realizuar këtë operacion. Nuk kishte mirëbesim politik dhe vullnet politik për të realizuar cenzusin. Nuk mund të arrihet mirëbesim kur Enti Shtetëror i Statistikave dhe sektorët e saj nuk ka asnjë shqiptarë në detyrë udhëheqëse. Unë mendoj se me këtë garniturë aktuale politike, Maqedonia nuk ka kapacitet të organizoj census”, është shprehur atë kohë më parë profesori për çështje ekonomike dhe sociale, Bexheti.

Qeveria vazhdon të heshtë dhe të mos ndërmarrë asnjë iniciativë për organizimin e regjistrimit. Tani për tani ka disa deklarata se regjistrimi do të bëhet në vitin 2020, por edhe kjo nuk është e sigurtë.

Faktori ndërkombëtarë gjithashtu ka kërkuar organizimin e regjistrimit në vend, pasi që Maqedonia është vendi i vetëm në rajon pa regjistrim.

Për Asamblenë Parlamentare të KE-së është e pazakonshme prania e 1,8 milionë votuesve në një vend që numëron më shumë se 2,1 milionë banorë.

Por edhe Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera ndërkombëtare kanë kërkuar census të ri për të pasur një pasqyrë reale mbi të gjitha zhvillimet në këtë vend. (INA)

Loading...