Ksamili, xhevahiri i fshehur i Shqipërisë

Shqipëria turistike dhe plazhet e virgjëra të saj, gjithnjë e më shumë po tërheqin vëmendje dhe hapësirë në shkrimet e medieve dhe portaleve të huaja.

Kësaj here ishte Swedish Nomad, që i ka dedikuar plazhit të Ksamilit një artikull, ku fletë për bukuritë natyrore të plazhit, pastërtinë, cilësinë e rërës si dhe klimën perfekte mesdhetare që ofron kjo zonë, duke e cilësuar atë si “perlën” e fshehur të rivierës shqiptare.

Artikulli është publikuar nga kryeministri Edi Rama, në rrjetin social facebook, duke uruar të gjithë ndjekësit e tij për një të diel sa më të qetë.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë artikull për Ksamilin, cilësuar nga ky medium i mirënjohur suedez si xhevahiri i fshehur i Shqipërisë, ju uroj një të dielë të qetë”, perfundon Rama”.