KSHZ ia do.rëzoi certifikatën Pendarovskit për president të shtetit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë ia do.rëzoi certifikatën Stevo Pendarovskit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht KSHZ i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në pajtim me të cilat Pendarovski u zgjodh shef i shtetit.

Nesër Stevo Pendarovski do të inaugurohet në seancë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka edhe zyrtarisht do ta fillojë mandatin pesëvjeçar.