KSHZ kërkon nga qytetarët që personalisht të vërtetojnë të dhënat

Qytetarët të vërtetojnë personalisht të dhënat në Listën zgjedhore gjatë kohës sa lista është në shqyrtim publik për referendumin e vjeshtës që do të vazhdojë të jetë në shqyrtim deri më 23 gusht, bëjnë të ditur nga KSHZ pas vërejtjeve publike se lista ende ka votues fiktiv, njerëz të vdekur dhe shumë parregullësi tjera.

Nga KSHZ theksojnë se ndryshimet në listën zgjedhore qytetarët mund vetë të i shqyrtojnë dhe të dorëzojnë dokumentacionin shtesë dhe se e vetmja mundësi që të zgjidhin këtë problem është azhurimi i përhershëm i të dhënave dhe atë në bashkëpunim me MPB-në Entin shtetërorë për statistika derisa apelojnë tek qytetarët që ato personalisht ta bëjnë këtë pasiqë gjithmonë bëjnë ndryshime të adresave dhe shtetësive.

Të dhënat mund të vërtetohen në linkun në vazhdim: https://izbirackispisok.gov.mk/

Komentet

komentet

Loading...