Ku mbeti valixhja me 1 milion euro?!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një postimi në facebook ka theksuar se duhet të zbardhet deri në fund e vërteta për rastin “Reket”.
Ai ka parashtruar pyetjen “Të mos harrohet pyetja se ku përfundoi valixhja me 1 milion euro?”.

Ai ka thënë se prokurorja e rastit Vilma Ruskoska duhet të jap hollësi lidhur me procesverbalin e publikuar nga dëshmia e biznesmenit Orce Kamcev, i cili kishte dhënë paratë prej 1.5 milion euro për të ndërprerë procesin hetimor për rastin “Perandoria”, që ishte hapur nga Prokuroria Speciale.

Mickoski gjithashtu ka pyetur se Zaev a është ndihmës në këtë rast dhe se a po fshihet e vërteta që do të zbulojë kokat e oktapodit dhe porositësit të këtij rasti.