Kumanovari ofron 152 mijë franga për targat e Cyrihut me numër “987”, ja emri dhe foto e tij! (Foto)

Në Cyrihut është hapur ankand online për shitjen e targave “ZH 987” që kanë një simbolikë të veçantë për qytetarët e këtij metropoli zviceran. Çmimi fillestar ka qenë katër mijë franga, mirëpo interesimi dhe konkurrenca e madhe e ka rritur çmimin deri në 150 mijë franga. Dhe për çudi, një numër i madh i garuesve janë me emra dhe mbiemra shqiptarë. Në mesin e tyre është edhe politikani kontrovers nga Kumanova, respektivisht nga fshati Sllupçan, Hadi Osmani. Ai është kyçur në ankand duke ofruar as më pak e as më shumë, por 152 mijë e 400 euro franga zvicerane (siç mund të shihni në fotografinë më poshtë). Ankandi vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, kur pritet që gara të marrë intensitet më të madh dhe shumat të shkojnë edhe më lart.

Portali “Shprehu” ka tentuar të kontaktojë me Osmanin mirëpo ai ka qenë i pakapshëm. Ky ankand ka shkaktuar jehonë të madhe në mediumet zvicerane, siç mund të vëreni edhe në linqet që u sjellim më poshtë.

Hadi Osmani