Kupa e Kosovës, ky është orari

Më 6 e 7 mars do të zhvillohet rrethi i parë i garave të Kupës së Kosovës në volejboll. Në rrethin e parë do të zhvillohen pesë ndeshje, dy në konkurrencën e meshkujve dhe tri në atë të femrave, shkruan zeri.info.

Skuadrat fituese do t’ju bashkëngjiten ekipeve tjera nga Superliga në luftën e mëtutjeshme për trofeun e Kupës. Më poshtë mund ti gjeni terminët e ndeshjeve që luhen me 6/7 Mars.

KUPA E KOSOVËS – FEMRAT

Feronikeli – Feniks 06.03. ora,18:00 Palestra e Sporteve Drenas
Gryka – Ferizaj 07.03. ora,18:00 Palestra e Sporteve Drenas
Vushtrria – Ulpiana 07.03. ora,18:00 Palestra e Sporteve “Jeton Terstena” Vushtrri
KUPA E KOSOVËS – MESHKUJT

Shpella – Drita 06.03. 19:45 ora,19:45 Palestra e Sporteve “Better Life” Lipjan
Vëllaznimi – Prishtina 06.03. ora,18:00 Pallati i Sporteve “Shani Nushi” Gjakovë