Kur asfalti është “kualitativ” mbin bari edhe mbi të! (FOTO)

Me ardhjen e pranverës nuk kanë lulëzuar vetëm pemët në Çabiq të Klinës. Aty bari doli edhe nga asfalti. Por pas raportimit të qytetarëve Komuna e Klinës ka filluar ta pr*ishë “kopshtin” që ishte zhvilluar në asfalt.

Qytetarët kanë publikuar fotografi në Facebook ku shihet se Komuna e Klinës ka marrë masa menjëherë dhe se rehabilitimi i kësaj rruge ka filluar.

Ndryshe asfaltimi i rrugës Çabiq – Ujmirë ishte bërë nga Komuna e Klinës në dhjetorin e vitit të kaluar.

Për ta shtruar këtë asfalt Komuna e Klinës ka shpenzuar hiç më pak se 92 mijë e 238 euro.

Asfaltimin e kësaj rruge e ka bërë kompania “I & B – Group” SH.P.K.. Kjo kompani dhe komuna e Klinës kontratën për këtë tender e kanë nënshkruar më 06.11.2018.