Kur do vdisni? Ua tregon ky aplikacion

Të parashikosh vdekjen është një tundim prej kohësh i njerëzimit, por tashmë një aplikacion premton ta bëjë këtë.Ekspertë në Rusi kanë krijuar një aplikacion falas, të quajtur Gero, i cili përdor inteligjencën artificiale për të analizuar të dhënat e aktivitetit në telefonin tuaj për të vlerësuar jetëgjatësinë tuaj brenda një të dhjetës së një viti.Kur kombinohet me informacionet e regjistruara nga monitoruesit e përshtatshëm të fitnesit, ky parashikim bëhet edhe më i saktë.
Vlerësimi që do ju japë, nëse nuk ndiqni një rutinë të përditshme të shëndetshme, mund tju nxisë t’i ktheheni kësaj rutine.Aplikacioni është një punë e Institutit Fizik dhe të Teknologjisë së Moskës. Një rrjet nervor u trajnua më pas me rezultatet për të parashikuar rrezikun e moshës dhe vdekshmërisë biologjike të njerëzve që u morën në studim duke përdorur një rrjedhë të gjatë javore të matjeve të aktivitetit.Aktualisht aplikacioni ka versionin Beta vetëm për iPhone, ndërkohë që është në vijim testimi. Një nga vullnetarët e parë, gazetari i Daily Mail për shëndetin kishte arritur 69.2 pikë. “U shokova të zbuloja se do vdes kur të arrij 70 vjeç, nëse ky aplikacion thotë të vërtetën”, tha Stephen Matthews.

Loading...