“Kur i thashë se jam nga Shqipëria, ai më pa drejt në sy dhe më tha…”, modeli shqiptar rrëfen takimin me Donald Trump

Për vite me rradhë, modeli me origjinë nga Lezha, Ronald Lekaj, është duke shijuar një sukses të madh në tregun ndërkombëtar.

Ai mori vëmendjen e të gjithëve disa javë më parë kur shpenzoi 1.6 milionë për blerjen e një fustani, para të cilat shkuan për bamirësi. Së fundmi, Ronaldi ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus”, ku ka treguar mbi jetën e tij në Kinë, por edhe për takimin historik me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

“Ishim biznesmenë nga e gjithë bota, kemi qenë rreth 200 vetë të ftuar në shtëpinë e Trump-it, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si tip, kur e takon live, mund të them me bindje se unë e adhuroj atë person, pasi çfarë mendon, ta thotë troç dhe në mënyrë direkte. Me pak fjalë, tip shumë i mirë, shumë ndryshe e shumë i veçantë nga liderët e ndryshëm të botës, pasi unë kam pasur rastin të takoj edhe Merkelin, Presidentin e Anglisë, edhe të tjerë, por që Trump më ka lënë përshtypjet më të mira krahasuar me ta”. Në lidhje me komunikimin mes tyre, Roland tregon.

“Komunikuam rreth një minutë. Vij nga Shqipëria iu prezantova dhe ai ma ktheu: “Më vjen shumë mirë që në këtë moshë të re je këtu në këtë takim. Keep going young boy!”, është shprehur modeli.

Prej disa vitesh tashmë, Ronaldi jeton në Kinë, ku është kthyer në një biznesmen mjaft të famshëm në atë shtet, pasi është martuar me biznesmenen miliardere kineze, me të cilën ka një djalë.