“Kur Vuçiqin e thirrin e i thonë zotni duhesh mu ulë, ai ulet në tavolinë”

Pa pasur draft marrëveshje nuk hiqet taksa, përsëriti Haradinaj. Ai në Rubikon të KTV-së tha se kjo masë ka bërë që ideja për korrigjimin e kufijve të ndalet mirëpo nuk do të hiqet pa filluar dialogu.

“Për m’i ik asaj ne kemi kërkuar një kontratë për njohje reciproke gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë të cilën e merr ekipi negociator i yni. Nëse mendojmë se baza është kjo dhe ka garanca se kjo do të arrihet atëherë ne nuk do ta kishim bllokuar procesin”, ka thënë Haradinaj.

Tutja, ai ka thënë se “nëse ka propozime me hy brenda kësaj platforme nga ndërmjetësuesit atëherë ekipi e negocion nëse është në përputhje me platformën dhe ecim më tutje”.

“Nuk është taksa pengesë pse Vuçiqi nuk po kthehet në bisedime, por mungesa e vullnetit të tij politik. Kur e thirrin e i thonë zotni duhesh mu ulë, ai ulet në tavolinë”, ka thënë ai.