Kush është kosovarja e arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës

Në mesin e tre të arrestuarve mbrëmë nga Policia e Kosovës në Prishtinë është edhe një shtetase e Kosovës me emrin Laureta Zuba.

Nuk jepen informacione më të hollësishme se kush është kosovarja me këtë emër dhe ç’lidhje mund të ketë pasur ajo me treshen tjetër të arrestuar.

Emrin e Zubas e ka zbuluar agjencia për siguri informative e Serbisë, transmeton Koha.net.

Ajo përmes një kumtese “n1” ka demantuar siç ka thënë, disa media të Kosovës se personat që u arrestuan të mërkurën në Kosovë të kenë pas ndonjë lidhje me këtë agjenci.

Sipas njoftimit, Mario Millosheviq, Jovan Paviqeviq, Strahinja Danokoviq dhe Laureta Zuba, janë arrestuar me urdhër të INTERPOL-it për shkak të krimeve të rënda – vrasje dhe rrëmbime në territorin e Malit të Zi, ka thënë kumtesa e BIA-s.

Loading...