Kush është personi në foto? Ja e vërteta!

Sot, një portal opozitar nga Maqednoa ka publikur një foto të vitit 1999, ku shihen disa aktivistë nga Maqedonia duke protestuar në Beograd kundër sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Portali në fjalë ka shkruar se Artan Grubi i BDI-së, mbështetës i madh i hyrjes së Maqedonisë në NATO, atëkohë kishte protestuar kundër NATO-s që po mbronte shqiptarët e Kosovës, duke nixtur shumë përdorues të Facebook të vërshojnë në ofendime dhe kritika ndaj Artan Grubit, shkruan Albeu.com.

Por e vërteta ishte krejt ndryshe.

Vetëm disa minuta më pas, nga vet postuesit e fotos në rrjetet sociale është konfirmuar se personi në foto nuk është Artan Grubi por aktivisti Goran Gake, dhe të gjithë personat në foto janë maqedonas nga Koçani, të cilin kishin ikur në Beograd në mbështetje të Serbisë.

Opozitarizmi i bërë nga mediat është thelbësorë për demokracinë dhe dinamikat shoqërore, por keqpërdorimi i fotografive të tjerëve vetëm për të sulmuar kundërshtarët politikë, është militantizëm partiak dhe jo gazetari.