“Kush i flet Gent Zenelajt do pushohet nga puna”,- Aktori i njohur sqaron urdhrin e brendshëm të dhënë në “Vizion Plus”

Që prej largimit të Gentian Zenelajt nga “Apartamenti 2xl” marrëdhënia e tij me aktorët e atij programi u kris dhe ende nuk është rregulluar. Askush nuk e dinte arsyen e vërtetë të mërisë disa vjeçare se çfarë bëri që dy shokë si Juli dhe Genti të mos flasin më prej vitesh. Këtë të shtunë Genti ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku ka treguar edhe për herë të parë në publik arsyen se përse ai sot nuk ka komunikim me disa prej aktorëve. Kjo për shkak se në Vizion Plus ishte dhënë një urdhër i brendshëm që kush do i fliste Gentit do të pushohej nga puna.

” Kur ika unë nga Vizioni doli një urdhër që:Kush i flet Getntian Zenelajt pushohet nga puna.”
Një nga këta është Egi, të cilin unë e kam shok akademia që në ’97. unë dhe Egi njemi shumë shok, njihemi prej vitesh na lidhin shumë gjëra. Nuk mund të shkëputem unë me Egin se doli një urdhër i brendshëm në Vizion Plus. Dhe mua më ka ardhur shumë keq që kolegë të mitë kanë marrë masa ndaj Egit duke i bërë një kritikë dhe duke e detyruar Egin të ngrihet në këmbë dhe të ndihet shumë keq.”,- ka rrëfyer Genti./Blitz.al/

Loading...