Kush janë kompanitë ajrore që asnjëherë nuk kanë pasur aksident ajror?

Honolulu, 12 nëntor – Në botë janë regjistruar 47 kompani ajrore, aeroplanët e të cilave deri tani nuk janë rrëzuar asnjëherë dhe statistikisht vlejnë si më të sigurta, publikoi gazeta britanike “Dejli Telegraf.
Në vendin e parë është kompania “Havaian Erlajns”, e cila është krijuar në vitin 1929, ndërsa pas saj vijon “Izi Xhet” që është themeluar në vitin 1995.

“Rajner” për 33 vjet ekzistim ka pasur vetëm një aterim të detyruar në Romë, kur zogjtë hynë në motorin e aeroplanit. Gjithçka përfundoi pa probleme.

Kompania “British eruejs” e cila është themeluar në vitin 1974, incidentin e saj të vetëm e ka pasur në vitin 1985 mbi Zagreb, kur aeroplani i saj u afrua me një aeroplan tjetër që ka fluturuar nga Sllovenia. Që atëherë nuk është shënuar aksident tjetër ajror.

“Katar Eruejs” gjithashtu nuk ka pasur rrëzim ose aksident ajror me viktima në njerëz, edhe pse dy herë aeroplanët e saj janë djegur.

Përveç këtyre, ka edhe 42 kompani të tjera më pak të njohura që asnjëherë nuk kanë pasur aksident ajror.