Kush janë veteranët e BDI-së të emëruar drejtorë nga Qeveria

BDI mban ende me poste disa kuadro veteranë që nga themelimi i kësaj partie kanë gëzuar poste të larta qeveritare dhe shtetërore. Në listën e emërimeve të fundit të dhjetëra deputetëve janë shumë emra të njohur që vazhdojnë të ulen në kolltuqet e drejtorëve. Mes tyre janë: Ekrem Bunjaki, Rufat Huseini, Agron Buxhaku, Resi Abdurrahmani, Ulusi Beqiri, Rafis Aliti. Ata konsiderohen si emrat veteranë të BDI-së. Një pjesë e tyre trashëgojnë këto poste, por një pjesë e tyre janë ende në detyrën e kryetarëve të degëve. Ditëve të fundit janë marrë nominimet për këto poste qeveritare dhe se kryesia e BDI-së ka vendosur me bekimin e Ahmetit, pas shumë debateve të brendshme. (INA)