Kush nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur “fiton” ambasadë të Serbisë!

Rrjeti diplomatik dhe konsullor i Serbisë pritet të zgjerohet në shtatë zyra të reja në rajonet e Karaibeve, Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme.

Sipas Veçernje Novosti, Serbia do të hapë zyra të reja në Trinidad dhe Tobago, Suriname, Venezuelë, Vietnam, Papua Guinenë e Re, Armeni dhe Palestinë.

Kjo gazetë serbe shkruan se “kur u zgjodh destinacioni i misioneve të reja diplomatike, vëmendja më e madhe iu kushtua realizimit të një prej qëllimeve më të rëndësishme të politikës së jashtme të Serbisë – ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit”, kështu që ato janë vende që ose nuk e njohën pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës apo tërhoqën njohjen”, transmeton Klan Kosova.

Serbia aktualisht ka 69 ambasada, shtatë misione të përhershme dhe 24 konsullata.

/klankosova.tv/.