Kusigerska i “mbijetoi” shkarkimit dhe e liroi Boban Iliqin

Prokuroria Publike e Maqedonisë në një dokument të publikuar nga grupi “Drejtësi për Almirin” shihet se ka refuzuar të largojë prokuroren Suzana Kusigerska, e cila së fundi u mundua që “të shpëtojë” vrasësin Boban Iliq, i cili me makinë shtypi për vdekje katërvjeçarin Almir Aliu.

Në dokumentet e publikuara shihet se kërkesa e familjarëve të Almirit, Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri, për të larguar prokuroren Suzana Kusigerska, është refuzuar si e pabazë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa prokurorja e njëjtë Suzana Kusigerska, më vonë ka dalë në mbrojtje të vrasësist Boban Iliq dhe ka kërkuar që lënda të rikualifikohet dhe ai të gjykohet për veprën “aksident komunikacioni me pasoja”.

Pikërisht ky vendim nga Prokuroria ka nxitur reagime të shumta tek qytetarët në vend, të cilët kohëpaskohe kanë organizuar edhe protesta.

Përndryshe, aksidenti fatal ku pësoi katërvjeçari Almir Aliu ka ndodhur më 26 qershor të vitit 2016 në Kumanovë./Telegrafi/

Loading...