Kutileiro, spital i posaçme për shërimin e kukullave

Manuela Kutileiro për 30 vite me radhë është mjekja kryesore në Spitalin e posaçëm për shërimin e kukullave. Ky spital është mbajtur nga familja e saj për pesë gjenerata me radhë që nga viti 1830 . Manuela thotë se ky spital funksionin si të ishte spital i njerëzve, sepse mjetet e punës janë shumë profesionale. Fillimisht ata i diagnostikojnë kukullat, ndërkaq në rast se ka nevojë për ndërhyrje ata posedojnë edhe dhomë të posaçme për operime kirurgjike plastike me mjete të posaçme, si dhe koleksion të tërë të organeve nga donatorë. Ajo thotë se këtë punë e bën me shumë dashuri dhe përkushtim, dhe se do të vazhdojë deri në dorëzimin e biznesit gjeneratave të reja të familjes së saj.

Alsat