Kuvendi i Maqëdonisë njëzëri e miratoi Deklaratën për Anëtarësim në NATO

Kuvendi i Maqëdonisë njëzëri e miratoi Deklaratën për Anëtarësim në NATO
Kuvendi i Maqedonisë në seancën e 53-të e kanë miratuar Deklaratën për Mbësthetje të Procesit Hyrës për Anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, njofton Portalb.mk.Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, theksoi se partia e tij e përkrah Deklaratën dhe do të japin kontribut të fuqishëm në rrugën e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në NATO.

“Me të vërtetë është përfitim që të jesh atare e kësaj Aleance, por njëkhësisht është edhe përgjegjësi serioze. Anëtarësimi në NATO  nuk nënkupton se nga menjëherë nga lindja në jug dhe nga perendimi dhe nga veriu do të hapen çezmat dhe në Maqedoni do të rrjedh mjaltë e qumësht”, tha Danev dhe shtoi se ajo nënkupton shumë punë dhe obligime për të gjithë qytetarët në maqedoni, sundim të ligjit, pavarësi në gjyqësor, zhvillim të arsimit dhe sistem shëndetësor.

Danev rikujtoi se VMRO-DPMNE a qenë ai opsion politik i cili në vitin 1990 u formua në bazë të tre postulateve për pavarësi të Maqedonisë, hyrje në BE dhe në NAT.

Nga ana tjetër, deputeti i LSDM-së, hari Llokvenec, tha se hyrja në NATO, drejtpërdrejt sjell siguri dhe stabilitet, megjithatë, siç theksoi, ndikimet më të mëdha indirkete që i sjell anëtarësimi nuk janë ushtarake, por benefite ekonomike.

Loading...