Ky burre i veshur si grua po i grabit femijet ne Kosove?

Fëmijët në Kosovë po ndihen të rrezikuar nga një grup njerëzish që po shfaqen para shkollave të tyre.

Në rrjetet sociale po qarkullon një lajm se një person i veshur me rroba të femrave dhe me make-up po shëtit rrugëve të Malishevës, Suharekës dhe disa qyteteve tjera.

Qyetetarët e kësaj ane janë alarmuar ku kanë shpërndarë disa fotografi të këtij personi duke bërë apel të kenë kujdes të shtuar prindërit dhe fëmijët.

Këtë lajm e ka konfirmuar për inFokus, zëdhnësi i policisë së Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në Policinë e Prizrenit nuk është raportuar një rast i tillë. Por kemi informacione për komunë e Malishevës. Për më shumë detaje telefonin atje”, ka thënë Gashi.