Ky është medikamenti që po ua merr më së shumti jetën njerëzve

Varësia ndaj ilaçeve është një ndër varësitë më serioze kohëve të fundit.
Përveç alkoolit, drogave dhe bixhozit, edhe ilaçet kanë një aftësi për t’u bërë pjesë e përditshmërisë tuaj, transmeton lajmi.net.Një nga keqpërdorimet më të mëdha me të cilat bëhet prej sojit të medikamenteve është Tramadoli, një vrasës i njohur dhimbjesh.

Tramadoli apo Ultram-i, është një ilaç mjekësor që ofron efekte të ngjashme të morfinës. Si rezultat, medikamenti në fjalë thuhet se bën tepër të varur përdoruesit e saj.Tramadol-i, së bashku me barna të ngjashme si Fentanyl-i, përdoret si opioid për pacientët me probleme emocionale. Studimet që analizojnë varësinë e saj thonë se konsumi i Tramadol ka dalë jashtë kontrollit, me gjithnjë e më shumë njerëz që e përdorin atë çdo ditë.Përdorimi i Tramadolit mund të rezultojë në shumë efekte anësore, duke përfshirë këtu: problemet e fryrjes, migrenën dhe përzierjen, gjakun në rinë, djersitjet e ftohta, hipertensionin, dhimbjen në gjymtyrë dhe problemet me mbamendje.