Ky është shqiptari musliman që dha 100.000 $ për katedralen

Në New York është mbajtur një mbrëmje Gala për grumbullimin e fondeve për Katedralen “Nëna Tereza” në Prishtinë. Në këtë mbrëmje u mblodhën 1.3 milioni dollarë nga shqiptarët e Amerikës, por mrekullia ndodhi kur një biznesmen shqiptar i fesë myslimane, Jim Xhema, dhuroi zarfin me 100,000 dollarë, njfoton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Shqiptaret e Amerikes 1.5 milionë $ per Katedralen.

Kjo mbrëmje solli mirësi, dashuri, lutje e bekim fetar, kushtuar simbolit të shqiptarëve në botën e qytetëruar, Nënë Terezës.

Ky manifestim do mbahet mend gjatë nga shqiptaarët e Amerikës, mbasi u zhvillua si gjest dashurie për tërë komunitetin katolik shqiptar, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset tjera shqiptare.

Darka u iniciua dhe u drejtua nga kongresmeni republikan i New Yorku-t, Joseph J.DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojes, si anëtarë të Komisionit për ngritje të fondeve për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë.