Ky pritet të jetë ekipi i ri i Bonuccit

“Sport Italia” raporton se e ardhmja e Leonardo Bonuccit mund të jetë në Francë

Leonardo Bonucci është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Milan.

Kapiteni i “Rossonerëve” mund të nxirret në shitje për të përmirësuar bilancin financiar te skuadra nga San Siro.

Kurse, “Sport Italia” raporton se e ardhmja e Bonuccit mund të jetë në Francë, përcjell “lajmi.net”.

Bonucci ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.

Ardhja e portierit Gianluigi Buffon nga Juventus ka shtuar interesimin e Bonuccit për të luajtur për ekipin e pasur nga Parc des Princes.

Loading...