“La Verita” nxjerr videon 3, Boki 13 krekoset me Zoran Zaevin

Në videon e publikuar mëngjesin e sotëm nga e përditshmja italiane “La Verita” dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçevit se si ai krekoset me Zoran Zaevin dhe i tregon fotot me kryeministrin në televizionin e tij. Po ashtu ai hapur fare i siguron Orce Kamçevit mbështetjen e kryeministrit dhe se ai nuk do të kundërshtojë në asnjë mënyrë vendimin e marrë nga Prokuroria dhe se po ashtu e ka takuar atë personalisht ato ditë që është bërë dhe regjistrimi i videos.