Lajm i fundit:Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës!

 

Ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli është shprehur i shqetësuar kur gjatë ditës së djeshme ka parë disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në territorin e Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Surdulli ka treguar se 8 pjesëtarët e ushtrisë serbe kanë qenë të unifromuar dhe me helmetë në kokë dhe me armë të gjata teksa kanë patrulluar në brendi të territorit të Kosovës.

“Të dielën kah ora 13:30 duke ardhur nga mali kufiri me Serbi kaluan nëpër rrugën kryesore të lagjes se Bernjasheve ku edhe unë jetoj me familje në këtë lagje në drejtim të rrugës kryesore Novosellë-Karaçevë, një grup prej rreth 8 pjesëtarë të uniformuar, me helmeta në kokë dhe me armë të gjata. N me një fqinjë, Baftjar Bernjashi ishim në oborrë të shtëpisë sime dhe menduam që këta pjesëtarë të ushtrisë janë të KFOR-it ukrainas të cilët ka pasur raste që kanë kaluar kësaj rruge deri sa KFOR-i Amerikan dhe ai Turk më shpesh e frekuentojnë këtë pjesë kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë. Më vonë erdhën me një veturë të Policisë së Kosovës tre police te vijes se gjelbert ne lagjen tone dhe u shprehen te shqetesuar duke thene se kane qene pjesetare te ushtrise seebe sepse i kane percjellur nga distanca se ata kane vazhduar deri diku afer rruges kryesore per Karaçeve te poshteme dhe jane krhyer per fshatin Breznice te Rep.se Serbise,fshat i banuar me shqiptare. Kurse dje kane ardhur ushtria Amerikane dhe ajo Turke te KFOR-it  me autoblinda dhe nje helikopter te cilet e kane vezhguar sikur edhe shpesh here tjera kete zone kufitare. Territori i kesaj lagje por edhe ne pergjithesi i Karaçeves nuk kontestohet qe eshte territor i Republikes se Kosoves,prandaj eshte shume skandaloze dhe e pa pranueshme nga banoret e kesaj lagje dhe ne pergjithesi e fshatit Karaçeve kalimi i ushtrise serbe ne territor te Republikes se Kosoves.Kerkojme nga KFOR-i,por edhe nga Policia e Kosoves si dhe nga institucuonet tjera te Republikes se Kosoves qe kjo kurr mos te perseritet sepse mund te kete pasoja ne pasigurine e banoreve”, ka deklaruar Surdulli./Indeksonline/

Loading...