LAJMI I FUNDIT: Hidhet gaz në Kuvend

Deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën e sotme ku pritej të votohej për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Aktualisht, seanca është ndërpre dhe deputetë kanë dalë nga salla, shkruan lajmi.net.

Kuvendi i Kosovës pritet që sot të procedojë me votimin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Votimi për demarkacionin pason debatin prej rreth nëntë orëve që u zhvillua të martën në seancën e jashtëzakonshme, e cila përfundoi në orët e hershme të mëngjesit të ditës së mërkurë.

Ndërkohë, pas pakë pritët të merret një vendim nëse do të rifillojë seanca./Lajmi.net