Lajmi i fundit – VRASJE NË TETOVË

Sipas informatave jozyrtare, një njeri ende i paidentifikuar është qëlluar për vdekje rreth orës 12 në Tetovë, afër spitalit klinik. Vendi i ngjarjes është rethuar nga policia e cila po i kryen hetimet. Afër vendit janë mbledhur edhe qytetarët të tmerruar nga krismat e armëve.