Lazim Destani: Gëzuar titulli i kampionit!

Ishte kënaqësi pjesëmarrja në ndeshjen e Shkëndijës në Tetovë. Me përfundimin e lojës së bukur dhe fitores së thellë të kuqezinjve, futbollistët e Shkëndijës në një ceremoni festive, duke e merituar denjësisht, e ngritën kupën për titullin e kampionit edhe për këtë stinor. Me këtë rast, i uroj përzemërsisht futbollistët e Shkëndijës, stafin teknik si dhe menaxhmentin e klubit të cilët të gjithë së bashku e bënë më të mirën duke dominuar në futbollin e vendit.
Gjithashtu urimet e mia jua përcjell të gjithë ju tifozëve dhe ‘Ballistëve’ që me kënaqësi e ndiqni skuadrën tuaj ndeshje pas ndeshjeje.
Uroj tashmë skuadra të ketë përgatitje të mbara për t’i hyrë garës në kupat europiane gjatë verës, duke ecur me sukses e rezultate të mira e duke synuar sivjet ta kalojë pragun e play-off-it, e të kalojë në grupe!
Urime!

Image may contain: 6 people, people smiling