Lazim Destani, tifoz special i Prishtinës në Mitrovicë (FOTO)

Ndeshjen e sontme ndërmjet Prishtinës dhe CS Fola Esch do ta përcjellë nga afër edhe një personalitet tejet special, shkruan Zeri.info.

Image

Fjala është për biznesmenin e mirënjohur shqiptar, Lazim Destani, i cili është pronar i gjigantit “Ecolog”, nën pronësi të të cilit është edhe klubi i famshëm nga Maqedonia, Shkëndija.

Image

Siç dihet, Destani është një mik shumë i mirë i presidentit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi, andaj me kënaqësi dhe me dëshirë e ka marrë rrugën nga Maqedonia drejt Mitrovicës për ta parë ndeshjen e sotme të Prishtinës në kuadër të fazës së parë kualifikues të Europa Leagues.

Image

Madje, Destani ishte mysafir në drekën e përbashkët të shtruar nga FC Prishtina për mysafirët nga Luksemburgu.

Po ashtu, i pranishëm në këtë drekë ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Image

Mysafirët nga Luksemburgu kanë mbetur të mahnitur me pritjen që ua ka bërë klubi Bardhekaltër, për çka i kanë shprehur falënderime të mëdha presidentit Ejupi dhe kanë shprehur kënaqësi që e patën rastin të drekojnë së bashku edhe me Lazim Destanin.

Image

Madje, mysafirët nga Luksemburgu e kanë shprehur shpresën dhe dëshirën që edhe në vitin e ardhshëm klubi i tyre të luajë përsëri me Prishtinën pasi janë të kënaqur me afërsinë që e ka shprehur Prishtina për ta.

Image

Në anën tjetër, Prishtina është një klub që zë vend të veçantë në zemrën e Destanit qysh prej të kaluarës së saj në ligën e parë të ish-Jugosllavisë, ku Prishtina i bënte krenarë krejt shqiptarët, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

Image

Ndërsa, Destani ka shprehur kënaqësi që i erdhi dita ta përcjellë Prishtinën edhe në gara evropiane duke e përfaqësuar Kosovën tashmë si shtet të pavarur, anëtare në UEFA dhe FIFA.

Image

Destani i ka uruar suksese Prishtinës në ndeshjen e sotme dhe në jetën e saj të re në garat evropiane.

Me këtë rast, të gjitha palët i kanë shkëmbyer disa dhurata simbolike.