Ledri iu përgjigjet kështu ofendimeve të rënda për të dhe Gjikon nga Dj Blunt (+ FOTO)

Lajmi se Blunt & Real ofenduan rëndë Ledri Vulën dhe Gjikon u përhap shumë shpejt dhe reagimet ishin të shumta…

Por pas kësaj, Gjiko nuk qëndroi në heshtje. Ai së bashku me Faton Shoshin u nisën drejt shtëpisë ku DJ Blunt jeton, pas atyre që dëgjoi.

Reperi nga Peja nuk u lejua as të afrohej tek dera edhe pse u nis për ta “rrahur” me “Papuqe Gucci-t” të tij që sipas Blunt ishin fallco.

Në një video të publikuar në Instagram nga Faton Shoshi, Gjiko shihet teksa po bisedon me rojën e apartamentit ku Blunt dhe Real qëndrojnë, por kalimi deri tek ta ishte pothuajse e pamundur.

Jo vetëm kaq, “djali fluturues” u përpoq t’i merrte edhe në telefon, së paku Blunt-in e provoi shumë shpesh, por edhe kontakti me të ishte i pamundur pasi ai nuk po përgjigjej.

Ndërkohë nga Ledri nuk ka asnjë reagim, por ai sapo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihen një palë atlete të markës Jordan Air brenda nje çante Louis Vuitton, e me këtë duket se reperi nuk po i bëhet aspak vonë se çfarë thuhet për të…

Loading...