Lëkundje tërmeti në Tiranë

Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar paraditen e kësaj të marte në orën 09:58.
Tërmeti ka rezultuar me magnitudë 3.8 me thellësi 10 km nën tokë dhe epiqendrën e ka pasur rreth 13 km në Perëndim të Krujës dhe 28 km në veriperëndim të Tiranës.
Lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk është ndierë shumë e si e tillë nuk është raportuar për dëme të shkaktuara.