LËNDOHEN TRE PERSONA NË KAÇANIK – PASOJË E PAKUJDESISË SË “BECHTEL ENKA”

Tre persona janë lënduar në afërsi të Kaçanikut, si pasojë e një pakujdesie në vendosjen e trarëve të një ure që po ndërtohet për autostradën Prishtinë-Shkup.

Dy prej të lënduarve po marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa një tjetër në spitalin e Ferizajt, raporton Insajderi.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Basri Shabani ka konfirmuar rastin.

“Janë lënduar tre persona. Dy janë shtetas turq, dhe një është nga Ferizaj. Pas trajtimit mjekësor në Ferizaj, dy prej tyre kanë shkuar në QKUK në Prishtinë për t’i bërë disa ekzaminime”, ka thënë Shabani për Insajderin.

Ai ka thënë se “lëndimet nuk janë të rënda. Njëri është ndalur në Ferizaj dhe dy kanë shkuar në Prishtinë”.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë në vendosjen e trarëve në urë nga kompania Bechtel Enka, e cila është e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup. /Insajderi.com

Loading...