Liderët në pauzë, pritet të vazhdojnë bisedimet

Liderët e katër partive politike kanë dalë në pauzë pas dy orëve të para bisedime në klubin e deputetëve, raporton SHENJA.

Jo zyrtarisht mësohet se bisedimet do të vazhdojnë edhe për një kohë më të gjatë, varësisht nga rrjedha e mëtejme. Burime te televizionit Shenja thonë se në pjesën e parë është diskutuar për kërkesat e VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht për financimin e partive politike dhe për Qeverinë teknike, por zyrtarisht askush nuk konfirmon nëse ka ndonjë marrëveshje të arritur.