Ligji i mediave kalon “filtrin” e parë

Profesionalizim gjatë punës së Agjencisë për audio dhe shërbime audiovizuale dhe të RTVM-së është një nga qëllimet e propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit në fjalë që sot ka kaluar leximin e parë në Komisionin për transport dhe lidhje, ndërsa ishte sqaruar nga ana e ministrit të administratës Damjan Mançevski.

“Opinioni këtu është prezent si mekanizëm kryesor për transparencë dhe profesionalizëm”, ka thënë Mançevski, transmeton Medial.mk.

Me këtë ligj rritet transparenca gjatë zgjedhjes së kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Agjencisë dhe atë programor të RTVM-së në konkurs publik për të arriturat e tyre dhe përvojat. Komisioni për zgjedhje dhe emërime duhet të organizojë debat publik. /Medial.mk/

Loading...